Dikh he na bister 2019 – ALB

 

Thirrje për pjesëmarrje në “Dikh HE NA Bister 2019 “

Advancing Together, në bashkëpunim me organizata të tjera ndërkombëtare nga Evropa hapë konkursin për pjesëmarrje në komemoracionin e gjenocidit mbi Romët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila do të mbahet në Krakovë / Poloni, duke vizituar muzeun e Auschwitz / Birkenau nga 29 korrik deri 04 gusht 2019. Nisja nga Prishtina me 28 korrik 2019.

Koncepti i 2019-ës

Koncepti i 2019-ës parashikon qasjen edukativo-arsimore për pjesëmarrësit e 400 të rinjëve nga 15 vende evropiane, të cilët do të jenë pjesë e grupit punues të udhëhequr nga facilitatorët.

Kushtet për aplikim i plotësojnë ata që aplikojnë për herë të parë dhe që shprehin dëshirë për të vizituar muzeun në Auschwitz.

Pjesëmarrësit e rinj do të punojë me facilitatorët e tyre në grupe të përziera mbi tema të historisë Rome, gjenocidit mbi Romët, Anticiganizmit dhe rolit të rinjve në luftën kundër formave bashkëkohore të racizmit.

Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të përziera nga fillimi deri në fund të qëndrimit, në mënyrë që të sigurohen grupe të qëndrueshme që do të punojnë me kolegët e tyre  dhe të kalojë nëpër proceset arsimore.

Pjesëmarrësit të cilët kanë qenë pjesw e këtij programi më herët mund të aplikojneë por në rast të përzgjedhjes do të kenë një rol specifik gjat qeëndrimit.

Përgatitjet

Pjesëmarrësit e përzgjedhur nga Kosova do të marrin pjesë në një seminar para-pregatitorë që ka të bëj me aktivitetet në formën e punëtorisë njëditore. Pjesëmarrja në seminar është e obligueshar për të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të përzgjidhen.  Punëtoritë do të mbahen në fund të muajit korrik të vitit 2019-të dhe do të organizohen nga ana e organizatorëve kombëtarë dhe facilitatorve nga Kosova.

Profili i pjesëmarrësve;

  • Të rinjtë nga mosha 18-30 vjeçar;
  • Të kenë dëshirë për të mësuar më shumë mbi temat e gjenocidit mbi Romët gjatë Luftës së Dytë Botërore;
  • Të punojnë në grupe multikulturore pa paragjykime;
  • Të jenë të gatshëm që të fitojnë njohuri nga punëtoritë edukativo arsimore që do të zhvillohen në Krakov dhe të jenë në gjendje ti transferojnë në komunitetin e tyre;
  • Të marrë pjesë në aktivitetet përgatitore që do të organizohet nga Advancing Together (AT’a);
  • Gjuha angleze do të jetë gjuha e cila do të komunikohet në punëtori. Gjuha Angleze do të jetë gjuha e punës që do të përdoret në grupet punuese nga facilitatorët gjatë ligjëratave. Pritet që pjesëmarrësit të cilët do të përzgjidhen që të komunikojnë rrjedhshëm në gjuhën Angleze. Njohja e gjuhës Rome do të konsiderohet si avantazh.
  • Të gjithë të përzgjedhurit për të udhëtuar duhet të kenë pasaportë të vlefshme jo më pak se një vit.

Shpenzimet

Shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar dhe shpenzimet e udhëtimit për VIZA, sigurimi shëndetësor, ushqimi dhe strehimi gjatë qëndrimit në Poloni janë të mbuluara nga ana e organizatorit të ngjarjes. Shpenzimet gjatë udhëtimit (ushqim dhe pije dhe VIZA e udhëtimit) do të mbulohen nga Advancing Together (AT’a).

Udhëtimi nga Kosova në Poloni dhe anasjelltas.

Udhëtimi vajtje ardhje nga Kosova në Poloni, do të organizohet nga organizatorët (AT’a).

Akomodimi në Poloni

Pjesëmarrësit do të vendosen në Zaczek Student Hotel – Krakovë duke shfrytëzuar dhoma dyshe.

Regjistrim

Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike (aplikacioni, dhe të gjitha dokumentet e tjera të kërkuara); jo më vonë se 27.05.2019 deri në orën 16:00. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Për pyetje të tjera, ju lutemi të na shkruani në info@advancing-together.org

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.